Fjalët që mbushën kanaçen…

Një ditë, një djalë i verbër ishtë ulur në cep të rrugës dhe po priste që dikush t’i hidhte ndonjë monedhë për të blerë ushqim.
Pranë kishte një dërrasë në të cilën shkruhej “Jam i verbër, ju lutem kini mëshirë”

Një burrë iu afrua, hodhi një monedhë dhe e fshiu atë që shkruhej në dërrasë. Djali e kuptoi po nuk foli. Më vonë, djali dëgjoi që shumë njerëz po hidhnin monedha në kanacen e tij. Pas nje ore burri u kthye dhe e pyeti
djalin se si po shkonte.

Ai u përgjigj “Kanacja ime është plot me monedha, çfarë shkruajte te dërrasa”?
Dhe burri ja lexoi: “Sot është një ditë shumë e bukur, por unë nuk mundem ta shikoj”

Pin It