Çfarë duhet të keni parasysh kur lidheni me Wi-Fi publike?

Lundrimi në internet nëpër kafene mund  të ketë rreziqe,  ndaj lexoni më poshtë disa këshilla që duhet t’i keni parasysh kur lidheni me një Wi-Fi publike.

1. Në asnjë rast mos jepni të dhënat tuaja bankare

2. Kushtojini vëmendje emrit të rrjetit dhe sigurohuni që është i njëjtë me kompaninë që e shpërndan.

Hakerët shpesh përdorin rrjete që kanë një emër të ngjashëm me rrjetet në zonë për t’ju marrë të dhënat personale. Nëse po përdorni një lidhje publike, kontrolloni gjithmonë emrin e Wi-Fi-s për t’u siguruar që është pikërisht ai që duhet të jetë.

3. Mos ludroni në internet pa patur të instaluar në kompjuter një antivirus.

4. Mos e ruani Wi-Fi në pajisjen tuaj (bëjini gjithmonë Forget network)

5. Kontrolloni URL-në e internetit. Rrjetet e rreme mund t’ju çojnë në faqe interneti me viruse që mund të dëmtojnë laptopin apo celularin tuaj.

6. Përdorni një lidhje të sigurt

Pin It