Fluturim mes mijëra zogjve..( Foto)

Një kampion i hedhjes së parashutës është filmuar duke u hedhur me parashutë mes mijëra zogjve që kishin mbuluar  qiellin.

Horacio Llorens, 35 vjeç iu bashkua mijërave zogjvenë qiellin e Danimarkës, të cilët po shtegtonin. Zogjtë u ngritën kur ra perëndimi dhe spanjolli fluturoi me parashutën e tij elektrike, në mënyrë që të ndodhej mes shpendëve shtegtarë.

Lroens tha:“ Të jesh një zog është ëndrra ime. Kjo është arsyeja pse unë bëjë parashutë, sepse ndihem si një zog kur fluturoj. Zakonisht mund të fluturosh mes 3 ose 4 zogjve, por mundësia për të fluturuar mes mijërave prej tyre është një mundësi unike”.

Pin It