Forca kurative e lëngut të kockave

Lëngu i kockave, është një prej elementëve  kryesorë që ndikojnë në shijen e mrekullueshme të një gatimi. Përveç shijes, lëngu i kockave shquhet edhe për vlerat e pakrahasueshme ushqimore që përmban. Prej shekujsh njerëzit e kane përdorur lëngun e kockave për te shëruar trupin dhe forcuar imunitetin. E kjo jo më kot, lëngu i kockave përmban 2 aminoacide thelbësore për ndërtimin e indit lidhor. Nëse nuk do ishin këto aminoacide, trupi ynë do te “thermohej”. Nder te tjera ai përmban gjithçka i duhen kockave tona, rruazave te gjakut, lëkurës dhe flokëve. Lëngu i kockave është mjaft i ushqyeshëm sidomos për fëmijët e vegjël. Ai  shërben për te forcuar aparatin tretës, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.

POR KUJDES: Këto veti i përmban vetëm lëngu i mishit te bagëtive te rritura ne mënyre natyrale ne kullota te pastra. Mishi i rritur me antibiotik dhe i ushqyer me drithëra dhe bime me pesticide përmban vetëm kimikate.

Pin It