Tastierave virtuale ju shtohen 56 emoji të reja

 Tastierave virtuale do t’ju shtohen  56 emoji të reja.

Konsorciumi Unicode, i cili merret me standardizimin e pitogrameve që të jenë të dukshëm në çdo pajisje me çdo lloj sistemi operativ, ka bërë të ditur listën përfundimtare të këtyre emoji. Ato tani janë gati të përdoren në smartphone dhe pritet të hyjnë përfundimisht në vjeshtë.

Mes tyre që mund ti përdorim dhe në rrjetet sociale është femra e mbuluar dhe burri me mjekër, si dhe ushqyerja me gji. Kundër diskriminimit të brezit ka tre emoji, i riu, i rrituri dhe i vjetri pa dhënë të dhëna për meshkuj apo për femra.

Në përzgjedhjen e emoji bie në sy ajo me gishtin te buza për të treguar shenjën e heshtje, qeshja e fshehur me dorë, vetulla e gritur dhe e vjella.  Nga sporti vjen ngjitja në shkëmbinj apo slita, ndërsa në garderobë vjen kapota, shalli, dorashkat çorapet dhe kapelja e bejzbollit.

Pin It