Receta – Lëng kockash me perime

Përbërësit

  • 1kg kocka vici ose pule
  • 1 karrotë te madhe te qëruar dhe te prere
  • 2 kërcej seleni te prere ne kubike
  • 1 qepe mesatare te verdhe te prere ne copa te mëdha
  • 2 gjethe te mëdha dafine
  • 10 dege majdanozi te lëna te plota
  • 8 kupa ujë
  • Sipas dëshirës: 4-5 hudhra te shtypura, ½ lv kripe, ½ kupe salce domateje dhe çdo kërcell qe eliminoni ne kuzhine sit e lakrës se bardhe, te panxharit etj.

Përgatitja

  1. Vendosni zarzavatet dhe erëzat si dhe ingredientët sipas dëshirës qe keni zgjedhur ne një tenxhere dhe mbulojini me ujë te ftohte.
  2. Mbyllni tenxheren me kapak dhe vendoseni ne zjarr te ziej.
  3. Kur te vloje ulni temperaturën dhe lëreni 1,5 -2ore.
  4. Kur te ftohet, hidheni ne shishe me kapak te mbyllur dhe vendoseni ne frigorifer. Largoni zarzavatet qe kane mbetur.

PS: lëngun mund ta bëni edhe pa kocka, vetëm me perimet, por do te nevojiten gjysmën e kohës se zierjes.

Burimi: Blerinadiet.al

Pin It