Lulja e ‘mirënjohjes’, ikona e re e facebook

Facebook shton një tjetër reagim. Nëse me parë thjesht mund të klikoje “Pëlqej”, me shenjën me gishtin e madh lart, filloi dhe ndarja e reagimeve me emoji, ku mund të shprehje keqardhje, habi, inat të qeshje, apo një zemër për dashuri.

Së fundmi këtij reagimi i është shtuar edhe një lule vjollcë, kuptimi i të cilës është për ditën e Nënës, më 14 maj. Përkrah saj shkruhet ‘mirënjohje’.

Dita e Nënës festohet në më shumë se 80 vende të botës të dielën e dytë të majit.

Pin It