Duhet të pini uthull molle para se të flini gjumë

Keni në kuzhinë një shishe me uthull molle dhe e përdorni vetëm për t’i dhënë shije sallatës suaj? Ky informacion do t’ju bëjë që ta përdorni shumë më shpesh atë dhe madje t’ia këshilloni përdorimin e saj të tjerëve.

E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E,acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim që uthulla e mollës është një depo vlerash ushqyese.

Por këto vlera shkojnë përtej shijes së mirë të ushqimit apo përdorimeve në fushën e kozmetikës dhe pastrimit të shtëpisë.

Uthulla e mollës është një eleksir i vërtetë për shëndetin e njeriut. Studimet e ndryshme kanë provuar që konsumimi i një luge çaji me uthull mollë ndikon drejtpërdrejt në 5 gjendet e mëposhtme shëndetësore.

1. Ndihmon të humbisni peshë: Siç dihet gjatë gjumit realizohet një proces shumë kompleks siç është filtrimi dhe eliminimi i toksinave nga trupi i njeriut.

Uthulla e mollës jo vetëm që e përshpejton atë, por nxit metabolizmin të djegë sa më shumë kalori. Ajo ka fuqinë të shpërbëjë brumërat, kurse antioksidanti i saj kryesor, pektina, i jep trurit dhe trupit ndjesinë e ngopjes.

2. Lehtëson dhimbjet e fytit: Uthulla e mollës ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që dobësojnë fuqinë vepruese të baktereve në rast virozash ose kur keni inflamacion të laringitit.

3. Ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak: Uthulla e mollës nxit prodhimin e insulinës në gjak dhe shpërbën karbohidratet toksike që qarkullojnë në organizëm dhe që çojnë në shfaqjen e diabetit.

4. Largon erën e keqe të gojës: Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Uthulla e mollës vret bakteret dhe i jep një ndjesi freskie gojës suaj.

5. Trajton acidet gastrike të stomakutUthulla e mollës rivendos pH-in normal të stomakut dhe neutralizon acidet gastrike falë veprimi të saj anti-inflamator.

Pin It