Freedom House për 2018: Shqipëria pjesërisht e lirë

Në raport theksohet se demokracia në vitin 2017 ishte në krizë, kjo sepse të drejtat e minoriteteve, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit, u sulmuan në të gjithë botën. Po ashtu këtu futen edhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që sipas Freedom House nuk ka garanci për këtë.

Freedom House ka publikuar raportin “Liria në Botë 2018”, dhe në të vendi ynë renditet tek vendet pjesërisht të lira. Bashkë me ne në këtë kategori hyjnë shtetet si, Maqedonia,

Boznja, Mali i Zi dhe Kosova. Referuar këtij raporti 45 % e vendeve janë të lira, 30 % pjesërisht të lira dhe 25 % jo të lira.

Tek vendet jo të lira bën pjesë Turqia dhe Rusia, ndërsa tek vendet e lira renditet Greqia, Kroacia, Serbia etj.

Më tej në raport theksohet se demokracia në vitin 2017 ishte në krizë, kjo sepse të drejtat e minoriteteve, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit, u sulmuan në të gjithë botën. Po ashtu këtu futen edhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që sipas Freedom House nuk ka garanci për këtë.

Gjatë periudhës së rënies globale 12-vjeçare që filloi në vitin 2006, 113 vende kanë pësuar një rënie neto dhe vetëm 62 vende të botës kanë përjetuar përmirësim neto. Raportin e plotë e lexoni këtu: https://freedomhouse.org/report/freedomworld/freedom-world-2018/

Tiranapost.al

Pin It