“Freedom House”, Shqipëria dhe Kosova vende pjesërisht të lira

nwo-map-of-freedom-587x396

Sot është publikuar raporti i Freedom House”, në të cilin janë përfshirë 195 vende, nga të cilat 86 janë radhitur si të lira, 59 si pjesërisht të lira dhe 50 si jo të lira.

Edhe për vitin 2015 Shqipëria dhe Kosova janë radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira nga “Freedom House”.

Në të njëjtën kategori janë edhe vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia kësaj radhe është përfshirë në mesin e vendeve të lira. Shqipëria ka të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.

Në raportin e publikuar të mërkurën, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia përmenden si vende që janë përballur me qeverisje jofunksionale. “Freedom House” thekson se viti i kaluar ishte i dhjeti me radhë gjatë të cilit është shënuar rënie e lirive në shkallë botërore, duke përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur gjatë vitit 2015.

Në raport përfshihet edhe ajo që “Freedom House” e cilëson si paaftësi të Evropës për t’u përballur me valën e strehim kërkuesve nga Siria dhe zonat tjera të përfshira nga konfliktet.

Pin It