MF, protokoll i ri për pajisjet fiskale

Ministria-e-Financave-t---Shqip--ris--

Ministria e Financave nuk do të ndryshojë kasat fiskale, por përmes një partneriteti publik-­privat do të ketë një protokoll të ri të pajisjeve fiskale.

Fakti është bërë i ditur nga Këshilltari i Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, Bardhi Sejdarasi i cili ka theksuar se aktualisht janë pesë shoqëri që ofrojnë shërbimin me pajisje fiskale, por do të ketë vetëm ndryshim të protokollit të pajisjeve, ndryshim që bëhet nga kompanitë me kërkesë të qeverisë.

“Ju e dini që janë pesë shoqëri që ofrojnë shërbimin e pajisjeve me kasa fiskale, kompanitë e kanë të qartë detyrimin. Nuk ka ndonjë ndryshim që lidhet me ndryshimin e kasave, do vazhdojë sistemi të menaxhohet kështu. Ajo që mund të bëhet është protokolli i ri i pajisjeve fiskale që është një soft që është e drejtë ekskluzive e qeverisë. Me sistemin e protokollit të komunikimit mund të kërkojë ndryshim të tij dhe kompanitë e kanë detyrim, por ajo që dua të theksoj është se ska kosto financiare” ka theksuar Sejdarasi.

Pin It