MAS, në shkurt provimi për kualifikimin e mësuesve

pedagoge-c1200x600

Sipas Ministrisë së Arsimit, në muajin shkurt do të jepet provimi për të gjithë ata mësues që kërkojnë të fitojnë një kategori më të lartë.

Ligji për arsimin parauniversitar përcakton tri kategori kualifikimi, “Mësues i Kualifikuar”, ata mbi 5 vjet punë, “Mësues Specialist”, më shumë se 10 vite punë dhe kategoria “Mësues Mjeshtër” që kanë më shumë se 20 vite pune.

Një mësues që merr kategorinë e parë, pas provimit, përfiton shtesë prej 700 lekësh të reja në pagë, një mësues i kategorisë së dytë merr 1450 lekë shtesë dhe mësuesit mjeshtër përfitojnë rreth 2900 lekë shtesë në pagën e tyre mujore.

Edhe këtë vit, mësuesit të cilët kërkojnë të marrin shtesë në pagë, duhet të japin provimimin e kualifikimit. Këtë provim e japin mësuesit të cilët kanë të paktën 5 vjet që punojnë në arsim

Pin It