Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë të drejtat në Strazburg

jonuz-musliu

Gjatë një vizite në Kosovë, kryetarët e komunave shqiptare në Serbinë Jugore, i bënë thirrje qeverisë kosovare të këmbëngulë për më shumë të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës i kërkuan Prishtinës, të bëhen pjesë e dialogut me Beogradin, për të përfituar të drejta.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu,  ka konfirmuar se të mërkurën me datë 27 janar, do të udhëtojë për në Strazburg ku do të ketë një takim me përfaqësues të Komisionit të Latë për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, në këtë takim do të diskutohet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, për gjendjen ekonomike e sociale.

Ai po ashtu deklaroi se Serbia po e shkel Kushtetutën e saj, duke i hequr nga sistemi i regjistrimit shqiptarët e Komunës së Bujanocit. Sipas Musliut, një gjë e tillë është duke u bërë më shumë në Komunën e Bujanocit, pasi që siç deklaroi ai  tani është koha e zgjedhjeve.

 

 

Pin It