Kumbaro në Beograd: Arti dhe kultura ndërtojnë ura bashkëpunimi

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Bashkëkohor në Beograd, me ftesë të Ministrit të  Kulturës dhe Informimit  të Republikës së Serbisë, Vladan Vukosavljević.

Kumbaro u prit nga drejtori I Muzeut të Artit Bashkëkohor,  Slobodan Nakarada  dhe  Dejan Sretenović,  koncept ideuesi I MAB, të cilët e shoqëruar përgjatë vizitës në MAB.

Ministrja Kumbaro zhvilloi takime me homologun serb dhe atë maqedonas, Robert Alogjozovski, ku u diskutua për një  bashkëpunim intensiv me vendet e rajonit në fushën e artit dhe kulturës.

Në fjalën e tij Ministri Vukosavljević  theksoi se kultura po lidh dhe po lejon njerëzit të kuptohen më mirë dhe  ata, artistët, përfaqësojnë “një melodi që dëgjohet mbi zhurmën e jetës së përditshme”.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro  i tha agjencisë së lajmeve Tanjug se Muzeu i Artit Bashkëkohor “Nuk është vetëm një muze i ri, apo një muze i rinovuar, por një vend pa kufij. Arti dhe kultura janë hapësira që   duhet të ndërtojnë ura,  pavarësisht nga vendi apo ngjyra e pasaportës,”- u shpreh Kumbaro .

Ministrja e Kulturës znj Mirela Kumbaro Furxhi  u shpreh se është veçanërisht e impresionuar me vendosjen e veprave, që  reflekton idenë e bashkimit të artistëve nga vende të ndryshme të Ballkanit.

“Para së gjithash, është e rëndësishme që ky vend, i cili u mbyll për dhjetë vjet, tashmë  është i hapur për publikun. Ne jemi vende të vogla dhe nuk kemi luksin  që të mbajmë hapësira  të mbyllura. Mendoj se ky është një sukses i madh për Ministrinë e Kulturës dhe për të gjithë artistët. Së dyti, unë jam e impresionuar me të vërtetë nga pjesëmarrja e artistëve dhe e vlerësoj faktin që artistët këtu janë bashkuar nga territore të ndryshme të Ballkanit, “tha Mirela Kumbaro Furdz për SEEcult, e përditshme e pavarur kulturore në Beograd.

“Ky vizion për të bashkuar punën e artistëve nga e gjithë ish-Jugosllavia është një ide shumë e bukur, jo vetëm për artistët, por edhe për shkak të historisë së përbashkët të rajonit tonë”, tha Mirela Kumbaro , duke theksuar rëndësinë e dialogut përmes arteve.

Gjatë vizitës së saj, Kumbaro nënvizoi faktin se Ministria e Kulturës dhe Informimit të  Serbisë dhe Shqipërisë  kanë nënshkruar në fillim të këtij viti  marrëveshje për bashkëpunim.

Ministrja e Kulturës,  Mirela Kumbaro, deklaroi se tani është një çështje e vullnetit politik për të ndërtuar ura dhe institucionet artistike të krijojnë  bashkëpunime konkrete. Si shembull, ajo tregoi bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet Galerisë Kombëtare në Tiranë dhe MAB  të sapohapur në Beograd, si dhe bashkëpunimet mes teatrit të dramës, baletit, orkestrave, etj.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi zhvilloi një vizitë në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Në një bisedë të hapur dhe të përzemërt me drejtorin Dejan Saviq u diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe programeve kulturore të shkëmbimit dhe projektet mes institucioneve kulturore kombëtare.

Kumbaro u prit nga zëvendës drejtor i i Teatrit Aleksander Stamatoviç, drejtor i bashkëpunimeve Samur Rankoviç dhe Drejtori  I Opera-s,  Janko Sinadinović .

Gjatë vizitës, të ftuarit vizituan ndërtesën, muzeun dhe teatrin, ku u njohën me një histori shumë të pasur dhe repertorin e Teatrit Kombëtar, si dhe funksionimin e institucioneve  të rëndësishme serbe kulturore, (Teatër, Opera, Balet),  të cilat së shpejti do të festojnë 150-vjetorin ./ORA/

Pin It