Alpinistët e huaj mrekullohen me kanionet e Nivicës

Një ekip profesionistësh ndërkombëtarë ishin të ftuar për të eksploruar thellësitë e Kanioneve të Nivicës, një prej vendeve ende të panjohura në qarqet alpinistike europiane.

Për 10 ditë alpinistët nga Franca, Holanda, Italia, Sllovenia dhe Australia vëzhguan dhe eksploruan thellësitë e kanioneve duke deklaruar se kanionet e Nivicës janë një prej bukurive natyrore më të rralla në Europë dhe duhen mbrojtur si pasuri e madhe natyrore.

Fotografitë u publikuan nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili theksoi rëndësinë e madhe të ruajtjes së këtyre kanioneve.

Për më shumë ky aktivitet do të hapë një mundësi të madhe për banorët e zonës për zhvillimin e turizmit të sporteve ekstreme në krahinën e Kurveleshit.

 

Pin It