PE, Kukan: Trepça të zgjidhet me dialog

kukan

Çështja e Trepçës është shumë e rëndësishme dhe duhet zgjidhur përmes dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan, refuzon të mbajë një qëndrim përfundimtar në lidhje me çështjen pa dëgjuar të gjithë palët, por thotë se dialogu është zgjidhja.

Kukan është takuar më herët me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviçin, me të cilin ka biseduar për Trepçën dhe është njohur me qëndrimin e tij, por ka nevojë të dëgjojë edhe pozicionin e të gjithë partnerëve në këtë çështje.

“Për këtë arsye tani nuk do të hyja me konkluzione finale, por kjo është një çështje e rëndësishme. Gjithsesi se duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, ka deklaruar Kukan.

Pin It