Parlamenti Europian ul TVSH-në për librat elektronikë

Parlamenti Europian i ka miratuar propozimin e Komisionit, që u lejon shteteve anëtare të Bashkimit Europian të ulin TVSH-në mbi librat elektronikë, duke e afruar me TVSH-në për librat prej letre.

Aktualisht librat elektronikë mund të taksohen minimumi 15 për qind, ndërsa shtetet anëtare mund të aplikojnë për librat në letër një taksë prej 5 për qind dhe në disa raste edhe 0.

Modifikimi i direktivës së vitit 2006 për TVSH-në mbi tregtinë elektronike, sa i takon pjesës së taksimit të librave, gazetave dhe revistave, është mbështetur nga Parlamenti Europian me 590 vota pro, 8 kundër dhe 10 abstenim.

“Mënyra jonë e të lexuarit ka ndryshuar. Nuk ka kuptim të vendosim një standard të dyfishtë ku një gazetë online taksohet më shumë krahasuar me të njëjtën gazetë të blerë në dyqan”, ka deklaruar eurodeputeti belg i PPE, Tom Vandenkendelaere. 

Pin It