Kasat, 30% e bizneseve me raportime te pasakta

kasa1

Numri i bizneseve që raportojnë të dhënat fiskale është rritur, por ende më shumë se 30% e tyre nuk i transmetojnë të dhënat e kasave fiskale pranë adminsitratës tatimore.

Numri i kasave që nuk transmetojnë të dhënat është më shumë se 57 mijë dhe shumica e tyre i takojnë biznesit të vogël. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave 16 mijë prej këtyre kasave i përkasin biznesit të madh, 32 mijë biznesit të vogël, dhe 9 mijë biznesit të vogël me TVSH.

Ndërsa në muajt janar-qershor numri i kasave mostransmetuese ishte më shumë se 153 mijë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëroi se në fillim të muajit gusht do të rinisë fushata kundër abuzimeve me kuponat tatimorë.

Pin It