Niveli i ndotjes, 33 mijë makina ngelin në kolaudim

trafik_makinash_4226_2016_04_12_12

Si rezultat i hyrjes në fuqi të normave të reja për emetimin e gazrave, më 1 korrik, rreth 80 % e makinave që qarkullojnë në Shqipëri rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit.
Këtë paralajmërim e ka dhënë Shefja e Sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra. Ajo u pyet për këtë në Komisionin e Jashtëm.

“Nga komunikimi që ne kemi pasur me kompaninë SGS, bëhet fjalë që sot rreth 80 % e automjeteve në treg nuk e kalojnë këtë test”, u shpreh ajo.

Masat e reja të emetimit të gazrave janë vënë nga Ministria e Transporteve. Edhe me normat e vjetra, numri i makinave që nuk e kanë kaluar testin e emetimit të gazrave ka qenë i lartë.

Kjo më shumë për shkak të cilësisë së dobët të karburanteve që tregtohen në vend sesa nga gjendja motorike e makinave.

33 mije e 500 automjete kanë ngelur në testin e pare te kolaudimit, vetëm për shkak se nuk plotësojnë normat e lejuara te çlirimit te gazrave. Kjo situate, ka disa faktorë nder te cilat është cilësia e naftës, vjetërsia e makinës, si dhe mungesa e servisit te automjetit.

Ekspertet bëjnë me dije se kalimi i testimit ne fazën e dyte, ngre pikëpyetjen qe një pjese e tyre kthehet nëpërmjet korrupsionit. Por nga data 1 korrik, Shqipëria ka nisur te zbatoje norma te Bashkimit Europian, për sa i përket çlirimit te gazrave ne automjete, raporton Vizion+.

Ky rregull i ri ngre pikëpyetje ne zbatim për shkak te cilësisë se karburanit qe përdoret ne vend. Për drejtuesit e ministrisë, ka ardhur koha te hapet një debat publik me qellim kufizimin e makinave qe duhet te hyjnë ne Shqipëri. Por, kjo i takon qeverise, pasi impakti është i madh. Për shembull, nëse do te vendoset qe limiti i makinave te jete deri 14 vite përdorim, janë rreth 120 mije automjete qe duhet te dalin nga qarkullimi. Makinat e vjetra si dhe cilësia e karburantit janë kontribuuesit kryesore ne ndotjen e ajrit ne vend.

Pin It