Ndotja nga trafiku, Shqipërisë i duhen 4 pemë për pasagjer

monitor-studimi

Niveli i dioksidit të karbonit të prodhuar në Shqipëri është ndër më të lartët në rajon me afërsit 351.36 kg CO2 në vit. Sipas kërkimeve të bëra nga Numbeo.com, duhet që për çdo pasagjer të ketë 4.1 pemë të mbjella, në mënyrë që niveli i CO2 të neutralizohet.

Niveli i lartë i CO2 shkaktohet nga lëvizjet e mjeteve që shkojnë në vendin e punës ose në shkollë, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Për gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 Shqipëria regjistroi një indeks trafiku më të lartë se vendet e rajonit (me indeks 137.09), duke lënë pas vetëm Italinë (me indeks 144). Ndërsa Kroacia, Bosnje – Hercegovina dhe Serbia kanë indeks të ulët të trafikut, i cili nuk e kalon 100.

Pjesë e studimit janë 160 vende, prej të cilave indeksi më i mirë për trafikun i takon qytetit Timisoara në Rumani i cili ka edhe nivelin më të ulët të emetimit të dioksidit të karbonit (CO2).

Pin It