Dioksidi i karbonit dhe ndikimi i tij në cilësinë e produkteve ushqimore

Dioksidi i karbonit është i dëmshëm për organizmin tonë, por gjithashtu është ndër bazat e jetës në tokë dhe prej faktorëve kryesorë të ekzistencës së botës bimore. Mirëpo statistikat tregojnë se sasia e tij po rritet me shpejtësi dhe gati po i kalon limitet. Nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit pritet të rriten ndjeshëm në vitin 2050. Studiuesit kanë paralajmëruar se drithërat që i sigurojnë popullsisë botërore shumicën e zinkut dhe hekurit në ushqim do të ndikohen nga ndryshimet që pritet të ndodhin.

Një studim i ri i udhëhequr nga Harvard School of Public Health ka dalë në përfundimin që bimët do të pësojnë pakësim të vlerave ushqyese. Në të gjithë botën, 2 miliard njerëz vuajnë prej mungesës së zinkut dhe hekurit në trup. Për këtë arsye 63 milion vjet jetë humben çdo vit prej kequshqimit.

Pin It