Parashikimi i motit, e shtunë 1 korrik 2017

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira më të theksuara zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të dominojnë të gjithë vendin. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet më shumë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë të larta në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie me 1 – 2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Pin It