Kalendari historik: 1 korrik

1 Korriku është dita e 182-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 183 ditë.

Ngjarje

1586 – Në Siena të Italisë, në një familje fisnike, lindi Claudio Saracini, instrumentist i njohur lute (lahutë), dhe kompozitor italian (vdiq më 1630). Pak dihet lidhur me arsimin e tij muzikor. Një veçori unike e kompozimeve të Saraçinit është ndikimi i muzikës popullore, veçanërisht muzikës ballkanike;  kjo është cilësuar si diçka jashtëzakonisht e rrallë në fillimet e muzikës italiane të stilit ‘barok’. Muzikologët supozojnë se Saraçini udhëtoi gjërësisht në Balkan kur ishte i ri dhe aty u njoh me muzikën dhe instrumentet vendase, përfshi lahutën (deri tani askush nuk ka hedhur ndonjë hipotezë se Saraçini ose të parët e tij, mund  të kishin emigruar në Itali gjatë ikjes masive nga Ballkani, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbej, kur rajoni ra përfundimisht nën sundimin osman në fund të shekullit XV). Veprat e Klaudio Saraçinit sikur pësuan rigjallërim në shekullin e 20-të, kur tërhoqën vemendjen e studiuesve të muzikës, pas një periudhe të gjatë harrese. Një bust i tij ndodhet në Garden of Villa Chigi Saracini, Castelnuovo Berardenga, Itali.

1646 – Lindi Gottfried Wilhelm Leibniz, matematikan dhe filozof gjerman, gjuhëtar, albanolog (vdiq më 1716). Leibniz, ndonjëherë i quajtur gjeniu i fundit universal, shpiku të paktën dy gjëra që janë thelbësore për botën moderne: kalkuluset dhe arithmetikën binare, duke hedhur bazat e matematikës moderne dhe shkencës kompjuterike (arithmetika binare është bazë për thuajse të gjithë komjuterat e sotëm). Gottfried Wilhelm Leibniz, gjuhëtar, ishte i pari që përcaktoi se gjuhët semite si hebraishtja dhe arabishtja dhe gjuhët Finno-Ugric si finlandishtja dhe hungarishtja, nuk i përkisnin të njëjtës familje gjuhësore, si shumica e gjuhëve të Evropës. Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë gjuha shqipe, duke hapur shtegun për studimet albanologjike; fillimisht, Leibnizi spastroi mendimet e turbullta, duke rrëzuar mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo se rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai shprehu bindjen se shqipja ishte ilirishte, dhe kishte lidhje me gjermanishten, dhe këtë ngjashmëri e kërkoi në keltishten e lashtë. (Për më shumë vizito: http://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2013/11/11/leibniz-matematika-ilirishtja-dhe-shqipja/)

1766 – Jean-François Lefebvre de la Barre, një nëpunës i mbretit francez,  torturohet, koka i pritet, trupi i hidhje në turrën e druve dhe digjet; në trup ishte gozhduar një kopje e ‘Fjalorit Filoziofik” të Volterit – Jean-François Lefebre de la Barre ishte dënuar për ‘krimin’ se nuk kishte përshëndetur një procesion fetar katolik në Abbeville, Francë.

1862 – Rusi; Themelohet Biblioteka e Shtetit. In 1925 kompleksi u ri-emërua Biblioteka e Bashkimit Sovjetik V.I. Lenini. Në vitin 1992, ajo u quajt përsëri “Biblioteka e Shtetit”, me anë të një dekreti nga presidenti rus Boris Jelcin.

1963 – SHBA: Vendoset kodi ZIP në adresë për të ndihmuar shërbimin postar. ZIP është akronim për Zone Improvement Plan. Nëpërmjet kodit ZIP, që përbëhet nga 5 numra, gjithë territori i SHBA-së ndahet në zona, secila me një kod 5-shifror të veçantë, duke e bërë shërbimin postar më efikas.

1967 – Krijohet Komuniteti Evropian nga një integrim i Tregut të Përbashkët Evropian, Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, dhe Komisionit Evropian të Energjisë Atomike.

2007 – Pirja e duhanit në Angli ndalohet në të gjitha hapësirat e brendshme publike.

 

Lindje

  • 1646 – Gottfried Wilhelm Leibniz, filozof gjerman
  • 1780 – Carl von Clausewitz, general
  • 1804 – George Sand, letarare franceze
  • 1894 – Isaak Babel, gazetar rus
  • 1916 – Olivia de Havilland, aktore amerikane fitues e Academy Awards
  • 1925 – Franca Magnani, gazetare italiane
  • 1945 – Hamdi Gashi, punonjës shkencor shqiptar
  • 1953 – Jadranka Kosor, gazetare dhe politikane kroate
  • 1961 – Diana Spencer, princeza e Uellsit
  • 1961 – Carl Lewis, atlet amerikan
  • 1967 – Pamela Anderson, aktore kanadeze
  • 1977 – Liv Tyler, aktore amerikane

Vdekje

  • 1736 – Ahmed i III-të, sulltan i Perandorisë osmane
  • 1971 – William Lawrence Bragg, fizikant anglez
  • 1974 – Juan Perón, gjeneral dhe kryetar argjentinas
  • 1983 – Buckminster Fuller, arkitekt, dizajner, filozof dhe shkrimtar amerikan
  • 2004 – Marlon Brando, aktor amerikan
  • 2004 – Jasper Ridley, letrar britanez

Festa dhe përvjetore

  • Dita ndërkombëtare e humorit
Pin It