Digjni më shumë kalori duke ngrënë rregullisht mëngjesin.

Mëngjesi është nje prej vakteve që neglizhohet me shpesh nga shumica e njerëzve. Kjo pasi angazhimet e tjera të ditës na bëjnë ta lëmë pas dore këtë vakt, që në fakt është më i rëndësishmi. Mirëpo ka nga ata që e anashkalojnë këtë vakt me vetëdije të plotë, duke dashur të humbin pak nga pesha e tyre trupore, por a ndikon kjo në të vërtetë? Studimet e fundit tregojnë të kundërtën.

Njerëzit që hanë mëngjes djegin më shumë kalori dhe kanë nivele më të mira të sheqerit në gjak, sesa ata që e anashkalojnë atë. Studiuesit analizuan efektin e mëngjesit të përditshëm dhe krahasuan balancën e energjisë me atë të personave që nuk hanin mëngjes. Megjithatë studimi provoi se ata që konsumojnë më shumë, shpenzojnë më shumë kalori dhe energji. “Zbulimi kryesor i studimit tonë është se, njerëzit që hanë mëngjes djegin më shumë kalori, se ata që nuk e hanë duke menduar se i ndihmon të dobësohen,” tha Dr Betts.

Pin It