Rekord temperaturash në qytetin iranian, fillon të shkrijë asfalti

Qyteti Ahvaz në Iran ka regjistruar temperaturën më të nxehtë 53.7 ° C, më e larta që ka goditur ndonjëherë vendin.

Agjencia meteorologjike franceze tha se temperatura është një “rekord absolutisht i ri dhe i pabesueshëm në Iran” dhe se kjo ishte temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor mbi Azinë kontinentale.

“The Independent” raporton se temperatura në Ahvaz u ngrit edhe më shumë, duke arritur në 54 gradë, rreth orës 5 pasdite.

Sipas medieve ndërkombëtare në qytetet u bë aq nxehtë sa në disa rrugë filloi të shkrinte edhe asfalti, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Pin It