Dy provinca të Iranit do t’ju vendosin targa edhe deveve

www.hdnicewallpapers.com

Irani do të marrë një vendim të padëgjuar deri më sot. Bëhet fjalë për provincat Sistaan dhe Belucestan ku do t’ju vendosen targa mbi 130 mijë deveve.

Fillimisht do të regjistrohen 35 mijë deve, ndërsa në fazën e dytë numri i tyre do të jetë dyfish më i madh. Kjo do të bëhet për shkak të problemeve të shumta që devetë sjellin në trafik sidomos gjatë natës.

Pas vitit të ri, do të bëjmë regjistrimin e çdo deveje që shihet në rrugë, sepse ato janë shkaktare të një numri të madh të aksidenteve, kryesisht gjatë natës”, thuhet në komunikatën e task-forcës, që po merret me këtë projekt.

Në këtë formë pritet të parandalohet vjedhja, si dhe hulumtimi i trafikimit të këtyre kafshëve.

 

 

Pin It