Kungulli, miku i shëndetit të mirë dhe shijes fantastike

1

Kungulli nuk shquhet vetëm si një perime me shije të mirë që përdoret për gatim, por është i njohur edhe për vlera të shumta që ndihmojnë në shërim.

Më poshtë do të gjeni 6 arsye se pse duhet ta konsumoni kungullin:

Burim i proteinave

Në farat e kungullit ka 45 për qind yndyrë dhe 25 për qind proteina, e cila është konsideruar si një burim i shkëlqyer i proteinave bazë bimore që përbëjnë qelizat e dëmtuara dhe të vdekura në veshka, mëlçi dhe muskuj, flokë, thonjë dhe kocka.

Forcojnë imunitetin
Marrë parasysh se janë burim i zinkut, farat e kungullit rregullojnë sistemin imun, si dhe pakësojnë rrezikun për infeksione virusale.

Mbron sytë
Kungulli është burim i shkëlqyeshëm i beta karotenit, luteinës dhe zeaksantinës. Këto janë antioksidantë që mbrojnë shëndetin e syve dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme të syve. Për shembull, ushqimi i pasur me beta karoten mund të shtyjë dobësimin e shikimit dhe humbjen e tij të shkaktuar me forma të ndryshme të degjenerimit makular.

Pakësojnë rrezikun nga diabeti
Studimet kanë treguar se farat e kungullit mund të ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit të insulinës, duke parandaluar me këtë rast komplikimet që çojnë drejtë shfaqjes së diabetit.

Dobësimi
Zëvendësojini orizin e bardhë dhe pastat me kungull. Një filxhan kungull përmban vetëm 80 kalori, në krahasim me një filxhan pastë e cila përmban rreth 234 kalori. Përveç kësaj, kungulli është burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, derisa orizi i bardhë dhe pasta nuk kanë aq shumë vlera ushqyese.

Delikatesë e shëndetshme
Farat e pjekura të kungujve paraqesin zëvendësim të shkëlqyer për delikatesat e ndryshme të pashëndetshme, sepse përveç që kanë shije të mirë ato janë edhe të shëndetshme. Lani farat, thani dhe piqni në furrë rreth 20 minuta në 80 gradë celsius që farat t’i ruajnë të gjitha veçoritë ushqyese.

Pin It