Magjia e xhamive të Iranit në foto

Magjia e xhamive dhe bukuritë e Iranit kanë tërhequr së tepërmi vëmendjen e fotografit  italian Massimo Rumi. Ai ndenji një muaj në Iran për të parë se si shkenca dhe matematika janë përdorur për të ndërtuar godinat islamike në këtë vend. Udhëtimin e nisi në nëntor të vitit të kaluar dhe fillimisht kishte si qëllim që të qëndronte 10 ditë në Iran, por mikpritja e vendasve bëri që ai të qëndronte më gjatë. Gjatë kësaj kohe, fotografi vizitoi xhamitë më të vjetra dhe më të mrekullueshme.

“Gjithmonë kam dashur të vizitoj Iranin. Jo vetëm për të admiruar përzierjen e pabesueshme të ngjyrave dhe gjeometrinë e ndërtesave iraniane, por edhe për të mësuar më shumë mbi një nga qytetërimet më të vjetra të botës”, thotë Rumi.

1483436939_xhami12

1483436834_xhami1

1483436846_xhami2

1483436855_xhami3

1483436869_xhami4

1483436878_xhami5

1483436885_xhami6-1

1483436903_xhami8

1483436912_xhami9

1483436919_xhami10

1483436929_xhami11

Pin It