Prania e disa bimëve mjekësorë ka sjellë përfitime shëndetësore të shumta. Një ndër to është edhe xhenxhefilit, i cili është njohur që në kohët e hershme kur ky produkt përdorej gjerësisht nga kinezët e lashtë.
Xhenxhefilli është i pasur me kalium dhe mangan, të cilët ndihmojnë shumë zemrën, por gjithashtu forcojnë imunitetin, mbrojnë flokët, thonjtë lëkurën etj.
Një studim i fundit, i publikuar në Phytotherapy Research, tregon se xhenxhefilli është shumë i mirë edhe për kurimin e migrenës.
Për të krijuar kurën me xhenxhefil ju nevojiten dy rrënjë të freskëta xhenxhefilli, tri gota ujë, gjysmë limoni dhe pak mjaltë i papërpunuar. Fillimisht grini xhenxhefillin duke e përzierë me përbërësit e tjerë dhe kështu ilaçi për migrenën do të jetë gati për tu përdorur.