Reforma në drejtësi, Hahn: Referendum nëse parlamenti dështon

johanes_han

Komisioneri për Zgjerimin pranë Bashkimit Europian, Johanes Hahn, thotë së reforma për drejtësinë mund të shkojë edhe në referendum, nëse politikanët shqiptarë nuk arrijnë të marrin një vendim më 21 korrik.

Propozimi i Hahn vjen gjatë diskutimeve që Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian po mban në lidhje me procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ai ka ftuar europarlamentarët të nxisin politikanët shqiptarë të arrijnë në një rezultat pozitiv për reformën.

Komisioneri europian tha se eurodeputetët do të zhvillojnë edhe biseda telefonike me deputetët shqiptarë me qëllim arritjen e suksesit në këtë projekt për drejtësinë.

“Vendimi duhet të jetë transparent për të treguar gjithëpërfshirje. Jemi informuar se është rënë dakord për procedurat që do të ndiqen”, – shtoi Hahn.

Pin It