Wikileaks: Do të publikojmë 100 mijë dosje për strukturat e pushtetit politik në Turqi

Wikileaks ka deklaruar se po planifikon publikimin e 100 mijë dosjeve të cilat kanë të dhëna për strukturat e pushtetit politik në Turqi.

Untitled-1

“Bëhuni gati për luftë, kur të publikojmë më shumë se 100.000 dokumente të strukturave politike të pushtetit në Turqi”, ka shkruar “WikiLeaks” në profilin zyrtar në “Twitter”.

Grupi i parë i publikimeve do të ketë 300 mijë email dhe 500 mijë dokumente, dhe sipas Wikileaks shumica e materialeve do të jenë në gjuhën turke.

Wikileaks gjithashtu pohoi se qeveria turke do të përpiqet për të censuruar shpërndarjen e dokumenteve, dhe i kërkon publikut turk që të jenë të gatshëm për të anashkaluar çdo përpjekje të qeverisë për të bllokuar qasjen në materiale.

Njoftimi i Wikiliks ka shkaktuar shumë reagime në rrjetët sociale në Turqi ku ka qëndrimë të ndryshme kundra dhe pro publikimit të këtyre dokumenteve.

Shumë njerëz e kanë pritur shumë mirë këtë njoftim, me shpresën se mund të hidhet dritë mbi ngjarjet e fundit në Turqi.

Pin It