Shpërthen makina me bombë në Izmir, raportohen viktima dhe të lënduar

alj

Një makinë me bombë shpërtheu para derës së Gjykatës së Izmirit në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e të paktën 7 të tjerëve, raportojnë mediat e huaja CNN dhe Al Jazëra.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:00 të së enjtes dhe dy nga tre autorët mbetën të vdekur, ndërsa i treti është në kërkim. Nga sulmi ndërruan jetë edhe një punonjës i gjykatës dhe një police, ndërsa të plagosurit janë 3 policë dhe 4 civilë.

Në vendngjarje ndodhi edhe një shkëmbim zjarri mes policisë dhe atentatorëve. Dëshmitarët shprehen se shpërthimi erdhi nga një makinë e parkuar ndërsa flakët dhe tymi u panë në gjithë qytetin.

Turqia është ende në gjendje alarmi pas sulmit të 1 janarit, ku mbetën të vrarë 39 persona të cilët po festonin ndërrimin e viteve në diskotekën Reina në Stamboll.

 

Pin It