Gjuha Shqipe mësohet nga nxënësit turq si lëndë me zgjedhje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka zhvilluar një vizitë në Turqi, ku ka vizituar shkollën “Aliya Izzet Begoviç” në Izmir. Së bashku me homologun turk, ajo ndoqi zhvillimin e një ore mësimi në gjuhën shqipe.

Ky fakt ishte lajmëruar më herët nga Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, gjatë vizitës së tij  në Ankara me zv/kryeminsitrin turk, Hakan Cavusoglu dhe ministrin e Arsimit Ismet Yılma. Ky i fundit  informoi në atë takim ministrin shqiptar se, duke filluar nga muaji prill, në shkollat e qytetit të Izmirit do të fillojë mësimi i gjuhës shqipe. Mësimi i gjuhës shqipe u përfshi në sistemin shtetëror turk si lëndë mësimore me zgjedhje, ndërsa më herët ka filluar edhe shpërndarja falas e teksteve.

/ATA/

Pin It