Statusi i naftëtarit, deri tani 1 mijë përfitues

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vazhdon me intensitet shqyrtimin e aplikimeve në funksion të dëshmive të Statusit të Naftëtarit.

Në një njoftim për shtyp MIE bëri të ditur sot se, nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë Zyrtare Identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit janë shqyrtuar dhe miratuar tanimë rreth 1 mijë aplikime.

MIE-së publikon listën http://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/Regjistri-me-emrat-e-aplikuesve-te-miratuar-nga-Komisioni.pdf  e personave që u është miratuar nga komisioni lëshimi i këtij dokumenti ndërsa po vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera. /ATA/

Pin It