Ambasadori amerikan Donald Lu i është bashkuar protestës së qytetarëve pranë Kryesisë së Kuvendit të cilët kërkojnë miratimin e Reformës në Drejtësi. Në fjalën e tij ambasadori Donald Lu u shpreh qartë se për ata deputetë që nuk do të votojnë Reformën në Drejtësi të enjten do të ketë pasoja të rënda e afatgjata që vijnë drejtëpërdrejtë nga SHBA.
Lu ka bërë me dije se, dje, pas takimit të shkurtër, ekspertët u takuan deri në orën 2 të mëngjesir, por pa arritur një marrëveshje.
“Pas 18 muaj negociata, disa prej tyre treguan se nuk duan marrëveshje. Rama u dorëzua, dha atë që donte Basha, 6 me 6, por edhe kjo nuk mjaftoi”, ka thënë Lu, i cili e ka kritikuar për qëndrim të dyfishtë liderin e opozitës.
“Ata s’mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësime, kjo është e çuditshme! Më 19 maj Basha na tha se të huajt do ta pastronin peshkun nga koka, ua tha këtë edhe deputetëve të PE. Tani papritur ndryshon qëndrim”, ka komentuar Lu.
Ambasadori amerikan ka nënvizuar se, tani është koha për vendim dhe ka paralajmëruar me “pasoja negative” nga SHBA për ata që votojnë kundër.
“Unë po iu dorëzoj partive detajet specifike për këto pasoja. Ato do të jenë të rënda dhe afatgjata”, ka paralajmëruar Lu.
Diplomati amerikan ka shtuar se, në ditët e fundit është takuar me deputetë që i kanë për zemër interesat e Shqipërisë. “A do kenë kurajo të votojnë? Apo do të votojnë nga frika e udhëheqësit politik”, është shprehur Lu.
Kjo është dita e dytë e protestës shoqërisë civile ku kërkojnë me ngulm miratimin e reformës ditën e enjte nderkohë që edhe për neser shoqeria civilie ka njoftuar një tjetër proteste po me te njeten teme. Kujtojmë se më 21 korrik është vendimtare nëse reforma votohet apo jo në Parlament.