80 mijë dele do te realizojnë ‘’Sheep View’’ në Ishujt Faroe

1468576751sheep5

80 mijë dele në Ishujt Faroe do të përdoren për të realizuar ‘’Sheep View’’ duke zëvëndësuar kështu Google.

Deleve do t’u instalohen kamera mbi shpinë dhe do të jenë të pajisura me një sistem GPS. Ky projekt ka qënë ideja e aktores Durita Dahl Andreassen e cila ka kërkuar bashkëpunimin e fermerëve të ishujve për ta realizuar këtë projekt.

“Kemi ndër peisazhet më magjepsëse të planetit dhe tashmë është koha që këto peisazhe të mos qëndrojnë të fshehura dhe të shihen nga e gjithë bota”, thotë aktorja.

Delet “hi-tech” do të regjistrojnë me kamera pamjet në 360 gradë.

delet-6_1468884009-7018924

Pin It