Trafiku tek Gjiri i Lalzit, policia: Kaloni nga Ndroqi!

Sezoni i pushimeve për disa ka nisur e pjesa dërrmuese preferojnë bregdetin për të pushuar, duke shkaktuar dhe trafik të rënduar.

Policia rrugore po merr masa për të parandaluar trafikun në këto ditë plazhi.  Nëse destinacioni juaj nuk është Gjiri i Lalzit, policia ka kërkuar të devojoni qarkullimin duke kaluar nga Ndroqi.

Ngarkesa e ditëve të verës sjell një trafik tejet të rënduar në segmentin Tiranë-Gjiri i Lalzit dhe do vazhdojë kështu për gjatë gjithë sezoni të plazhit nëse ata që kanë destinacion Durrësin ose më tutje nuk kalojnë nga Ndroqi.

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë”,- sqaron policia.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në cdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.

Pin It