Udhëzimi: Trafiku veror, ja mjetet që kufizohen deri më 30 shtator

harta-1

Automjetet e tonazhit të rëndë, duke filluar nga kjo fundjave e deri në datën 30 shtator do të kufizojnë lëvizjet  në zonat turistike. Kjo sipas udhëzimit të ministrisë së brendshme dhe asaj të transporteve të datës 15 gusht 2014.

Qëllimi i këtij udhëzimi është shmangia e trafikut në zonat pranë bregdeti ku ka fluks vizitorësh dhe turistësh. Në fundjavë, që nënkupton ditët e shtunë dhe të diel, ndalohet qarkullimi nga ora  12 në mesnatë  të ditës së shtunë dhe zgjat deri në këtë orë të ditës së diel. Ky udhëzim është për automjetet e tonazhit mbi 7.500 kg, ndërsa përjashtohen nga ky udhëzim automjetet e shoqërimit, automjetet e forcave të armatosura dhe një kategori të tjera me qëllim mirëmbajtjen dhe ndërhyrjet në infrastrukturë.

Ministria e Brendshme, rikujton se segmenti rrugor që shënon fluks lëvizjeje më të lartë është Tiranë-Vorë-Durrës. Gjatë sezonit turistik veror, Qarku Tiranë përballet me rritje të fluksit të lëvizjes së mjeteve dhe nisur nga kjo është kërkuar zbatim i këtij udhëzimi edhe për kryeqytetin. Drejtoria e Policisë , kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.
Masat për mjetet:

-e transportit të mallrave  me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg
-me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,
-mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h
-mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor
-për kursantët e autoshkollave mësimore.

“Gjithashtu këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët:

  • Tiranë – Ndroq – Plepa
  • Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë
  • Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë”, thuhet në njoftim.
Pin It