Leximi i novelave ndikon positivisht në trurin tuaj

young man reading book in the park

young man reading book in the park

Libri ta ndryshon jetën përveç formimit intelektual shërben edhe në zhvillimin e tij fizik. Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i njeriut ndryshon positivisht nëse njeriu e shfrytëzon kohën duke lexuar një novelë.

Hulumtuesit amerikan kanë përdorur skanerët “fMRI” që të identifikojnë ndikimin e leximit në brendësinë e trurit dhe kanë thënë se ndryshimet në tru vërehen pak ditë pasi njeriu të ketë lexuar ndonjë tregim.

Shkencëtarët nga Universiteti Emory në Atlanta të Gjeorgjisë thanë se leximi i një novele mund të ofrojë ndryshime rreth freskimit të trurit, të cilat mund të zgjasin për shumë ditë.

“Tregimet na formësojnë jetën dhe në disa raste na ndihmojnë të definojmë një person. Ne dëshirojmë të kuptojmë se si leximi i rrëfimeve ndikon në trurin e njeriut”, tha  udhëheqësi i këtij hulumtimi, Gregory Berns, nga qendra universitare “Neuropolicy”.

Në këtë hulumtim u përfshinë 12 studentë, të cilët u dirigjuan për 19 ditë të tëra.
Në pesë ditët e para truri i këtyre studentëve u skanua çdo mëngjes kur edhe ishte i kthjellët. Atyre iu kërkua që për nëntë ditë të lexojnë nëntë pjesë të librit dhe gjatë çdo mbrëmjeje të lexonin 30 faqe të tjera të librit.

Ditën e nesërme studentët erdhën në dhomën e laboratorit, ku e plotësuan një pyetësor që ndërlidhej me pjesët e novelës që iu ishte kërkuar ta lexonin. Pas kësaj, ata kryen procesin e skanimit “fMRI” në një fazë ku ata nuk ishin duke lexuar.

Pasi kishin përfunduar leximin e novelës, truri i pjesëmarrësve ishte skanuar edhe mëngjeseve të tjera.

Rezultatet e arritura nga ky hulumtim tregojnë rritje të madhe të korteksit të trurit, hapësira ku truri ndërlidhet me perceptimin e gjuhës, gjatë mëngjeseve kur studentëve iu kërkua të lexonin pjesët e caktuara.
“Ndryshimet nervore që ne i zbuluam të ndërlidhura me ndjesitë fizike dhe sistemet lëvizëse, tregojnë se leximi i një novele mund ta transformojë trupin e njeriut në një protagonist. Ne kemi qenë në dijeni se tregimet e këndshme mund të ju vënë në pozitën e tjetrit, kurse tani ne e vërtetuam se kjo mund të ndodhë edhe në aspektin biologjik”, ka thënë prof. Berns.

 

Pin It