Pogradeci në festë, çel sezonin turistik

reportazh_nga_pogradeci_liqeni

Qyteti i Pogradecit nesër çel sezonin turistik. Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku Eduard Kapri, i cili  shprehet se  do të ketë aktivitete të shumta,

“Të dashur miq. Nesër Bashkia Pogradec çel sezonin turistik ku nisim ne orën 10 ne Bulevardin Europa e me pas do ketë aktivitete deri ne mbremje, nga Lini ne Tushemisht, me një itinerar të pasur eventesh kulturore, historike dhe artistike. Aktivitetet ndërthurin kulturën, turizmin, kulinarinë dhe biznesin pogradecar dhe këtë vit ftojmë bashkëkombasit dhe turistët nën moton: Vizito 1 ditë, rezervo 1 muaj! Mos mungoni e shijoni mikpritjen pogradecare”, shkruan Kapri .

Pin It