Gjiri i Lalzit, shpyllëzohen 28 ha për ndërtimin e kompleksit turistik

105792120-300x225

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpyllëzojë 28 hektarë në zonën e Gjirit të Lalzit me synim ndërtimin e një kompleksi turistik. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe sipërfaqja do të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave për t’u regjistruar nën administrimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Kjo sipërfaqe do të përdoret për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial. dhe hotelier nga shoqëria “Omnix Albania”, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiptare që në maj të vitit 2013.

Qeveria njofton se Ministria e Mjedisit dhe Shoqëria “Omnix Albania” do të hartojnë një marrëveshje të përbashkët lidhur me pyllëzimin e një sipërfaqeje tjetër.

Pin It