Si do funksionojnë matësit inteligjentë për leximin e energjisë

Sahate-energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po implementon një sistem të ri shërbimesh, që kanë të bëjnë me matësit inteligjentë. Mësohet se është hapur një tender prej 468 milionë lekësh të vjetra për këtë shërbim, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet më 15 shtator. Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip” kompania OSHEE kërkon të prokurojë shërbimin GSM M2M “GPRS Intranet dhe CSD” për realizimin e dërgimit të të dhënave të leximit nga PDA e lexuesve në qendrën e menaxhimit të leximit dhe shërbimin CSD për leximin në distancë të matësve inteligjente. Qëllimi i këtij projekti është blerja e shërbimit GSM kompleks për      GPRS, për dërgimin e të dhënave nga PDA në qendër, dhe CSD, për leximin në distancë të matësve inteligjent.

Ofruesi i këtij shërbimi do të jetë një kompani, e cila do të sigurojë një rrjet të qëndrueshëm për transmetimin e të dhënave on-line, duhet të ketë mbulim në mbi 95% të të gjithë territorit të Shqipërisë dhe duhet të plotësojë të gjithë parametrat e përcaktuar në specifikimet teknike bashkëlidhur.

Të gjithë lexuesit e kompanisë OSHEE sh.a në Shqipëri lidhen online me sistemin e menaxhimit të leximit, nëpërmjet shërbimit GPRS Intranet. Kjo lidhje shërben për komunikimin e PDA-së së lexuesit me serverët e sistemit të menaxhimit të leximit të kompanisë OSHEE sh.a.

Të gjithë matësit inteligjentë që kompania ka në funksionim duhet të lexohen online nëpërmjet teknologjisë së shërbimit CSD. Nëpërmjet lidhjes CSD krijohet lidhja e serverit AMR (Automatic Meter Reading) me matësit inteligjent.

Në dokumente thuhet se ofruesi i shërbimit duhet të instalojë Router në ambientet e OSHEE pranë drejtorisë qendrore në Tiranë, për ndarjen e infrastrukturës midis ofruesit të shërbimit dhe kompanisë OSHEE. Ndërfaqja e Routerit me serverët e kompanisë OSHEE duhet të jetë ndërfaqe Ethernet elektrike 100/1000 Mbps. Operatori duhet të konfigurojë një APN name specifik të dedikuar për OSHEE dhe kartat SIM duhet të lidhen vetëm me këtë APN. Operatori duhet të sigurojë një lidhje data drejt OSHEE, ku do të mblidhet i gjithë trafiku i APN specifike tek OSHEE. Shpejtësia e kërkuar është jo më pak se 2 Mbps.

Mësohet se kartat SIM duhet të kenë të aktivizuar vetëm shërbimin GPRS Intranet, dhe të gjithë shërbimet e tjera të jenë të bllokuara. Çdo trafik tjetër i gjeneruar përveç trafikut INTRANET ne APN specifike, do të jetë përgjegjësi vetëm e operatorit ofrues të shërbimit dhe kostot përkatëse duhet të mbulohen prej tij.

Kartat SIM në varësi të kërkesës së OSHEE duhet të kenë opsionet të marrin IP Automatike ose Statike. Kërkohen 1900 karta të tilla. Koha e lëvrimit të kartave SIM për shërbimin GPRS jo më shumë se një javë, dhe aktivizimi i shërbimit të kërkuar sipas specifikimeve të mësipërme brenda 24 orëve nga lëvrimi i kartave SIM.

Pin It