Sigurimi i makinave, rritet çmimi nga 2 deri në 4 mijë lekë

carinsurancequotes-300x199

Rritet çmimi për sigurimin e makinave. Kompanitë e sigurimit një ditë më parë kanë vendosur të rrisin çmimi me 20-25% më shumë. Për një makinë deri në 1.6 kubikë para vitit 2005 siguracioni i makinës deri më tani ka qenë 15 200 lekë, ndërsa tashmë do të kushtojë 17 mijë e 800lekë, pra 2600 lekë më shumë.

Çmimi i siguracionit është rritur edhe për makinat pas vitit 2005 duke filluar nga 2 mijë deri në 4200 lekë. Kështu për një makinë mbi 1,6 kubikë e prodhuar pas 2005-s, çmimi i siguracionit ka qenë 15 800 lekë, ndërsa nga sot do të jetë 19 mijë lekë, 3200 lekë më shumë.

Si ndryshon çmimi
Autovetura çmimi ishte çmimi bëhet
Nën 1.6 kubikë 15 200 lekë 17.800 lekë
Mbi 1.6 kubikë 15.800 lekë 19.200 lekë

Kompanitë e sigurimit kanë rënë dakord të gjitha për të rritur çmimin dhe arsyeja kryesore sipas tyre është shtimi i numrit të aksidenteve. Sipas kompanive të sigurimit numri i aksidenteve është rritur dhe sjell rrezik për to.

Gjithashtu një tjetër arsye për rritjen e çmimit është edhe ndryshimi i taksës së sigurimit të makinave. Në paketën fiskale të vitit 2016 qeveria ka vendosur të rritë këtë taksë nga 3% në 10%, pra 7% më shumë.

Çmimi i sigurimit është rritur edhe për motoçikletat, për furgonët, atuobusët dhe kamionët. Sipas ligjit aktual, kompanitë e sigurimit janë ato që përcaktojnë çmimi e sigurimit, duke mos patur asnjë kufizim.

Çmimi i siguracionit brenda një periudhe 2-vjeçare është rritur dy herë. Fillimisht ka qenë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ka vendosur se çmimi i një primi nuk mund të jetë më i ulët se 100 euro. Ndërsa tashmë janë vetë kompanitë që rrisin çmimin.

Pin It