Trajnerët më të paguar

trajneret

Premier League është kampionati i yjeve të pankinës, i trajnerëve si Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, Antonio Conte, Jurgen Klopp dhe Arsene Wenger.

Duke qenë se janë më të mirët, sigurisht që paguhen më shumë. “The Sun” ka bërë një renditje të trajnerëve më të paguar të Evropës dhe 7 prej tyre punojnë në Angli.

Mourinho (Manchester United), Pep Guardiola (Manchester City), Wenger (Arsenal), Klopp (Liverpool), Conte (Chelsea) dhe Pochettino (Tottenham) zënë 6 nga 7 vendet e para të renditjes.

Ja renditja e 11 trajnerëve më të paguar:

1.    Mourinho    (Manchester United)    17,6 milionë euro
2.    Guardiola    (Manchester City)    17,6
3.    Ancelotti    (Bayern)    10,56
4.    Wenger    (Arsenal)    9,97
5.    Klopp    (Liverpool)    8,21
6.    Conte    (Chelsea)    7,62
7.    Pochettino    (Tottenham)    6,45
8.    Zidane    (Real Madrid)    5,28
9.    Simeone    (Atlético Madrid)    5,16
10.    Benítez    (Newcastle)    4,7
11.    Allegri    (Juventus)    4,1.

Pin It