Rrëfehet Ibra: Nëse fitoj në Angli, ditën tjetër do të lë futbollin

ibra

Pas vështirësive në muajin e fundit dhe kritikave të zakonshme që vërshojnë nga tabloidët britanikë, Zlatan Ibrahimovic duket se është rikthyer sulmuesi i aftë për të spostuar ekuilibrat brenda një ndeshjeje.

Zlatan Ibrahimovic është “zgjuar” pas dy golave të fundit të shënuar në kampionat. Pasi triumfoi në thuajse çdo kampionat ku është aktivizuar, Zlatan foli për objektivat e tij në Premier League me “djajtë e kuq” por jo vetëm.

Mjaftuan dy gola kundër Swansea-s për të larguar fantazmat dhe polemikat, me gjigantin suedez që tha për sajtin zyrtar të United, se do të fitojë një trofe në ishull para se të lërë futbollin.

Pasi triumfoi në thuajse çdo kampionat ku është aktivizuar, Zlatan foli për objektivat e tij në Premier League me “djajtë e kuq” por jo vetëm.

“Në disa ndeshje këtë sezon kemi qenë vërtet pa fat por besojmë fuqishëm te titulli kampion. Kur ke besim në objektiva, atëherë edhe rezultatet do të vijnë shpejt”, tha Ibrahimovic në një version motivues, e inspiruar nga eksperienca e madhe në ligat kontinentale.

“Red devils” vijnë nga sezone që mund t’i quajnë të dështuar, dhe sipas qendërsulmuesit me origjinë boshnjake, kjo pa peshën e saj.

“Pas disa vjetësh që nuk je në vendet e larta të renditjes, ndjehet shumë brenda ekipit por ne po punojmë fort për t’u ringritur. Jemi vetëm në fazën e parë dhe duhet ende të njihemi e të njohim dhe lojën e njëri-tjetrit. Nëse fitoj në Angli, ditën tjetër do të lë futbollin, ose aty afër”, tha me ironi sulmuesi i United.

Pin It