Finlanda, i pari vend në botë që heq lëndët shkollore

gty_classroom_teacher_thg_120530_wmain

Finlanda gjithmonë ështe shquar për një sistem arsimor shumë të kualifikuar duke favorizuar nxënësit e shkollave.

Sëfundmi Finlanda dëshiron të heq të gjitha lëndët shkollore nga programet mësimore. Thuhet se nuk do të ketë më orë të fizikës, matematikës, literaturës, historisë ose gjeografisë.

“Ka shkolla që po japin mësim në mënyrën e vjetër që ishte përfituese në fillim të viteve të 90’a, por nevojat më nuk janë të njëjta dhe ne kemi nevojë për diçka të përshtatshme për shekullin e 21’të”, ka deklaruar kreu i Departamentit të Edukimit në Helsniki, Marjo Kyllonen.

Nxënësit e Finlandës do të studiojnë ngjarje dhe fenomene në një format ndërdisiplinorë. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të ekzaminohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.
Kështu duke i marrë këto mësime nxënësit do të jenë në gjendje të marrin më shumë njohuri në gjuhën angleze, fushën e ekonomisë dhe t’i përmirësojnë aftësitë e komunikimit.

Pin It