Rooney: Pranoj stolin, skuadra luan mirë edhe pa mua

rooney-va-rashford-mourinho-chon-ai-20160907111915-1473247155-9016

Wayne Rooney e pranon vendimin e Jose Mourinhos për ta lënë në stol në ndeshjet e fundit të Manchester United.

Futbollisti më i paguar i “Djajve të Kuq”, dhe njëkohësisht kapiten i skuadrës deklaroi se e ka merituar largimin nga 11-shja titullare, por shpreson që në takimet e ardhshme do të mund ta rifitojë pozicionin e tij prej lideri.

“Në ndeshjen ndaj Watfordit luajta shumë keq. Unë e kuptoj kur nuk bëj paraqitje të mira. E kuptoj trajnerin edhe kur nuk më aktivizon titullar në ndeshjet pasardhëse. Skuadra ka luajtur mirë edhe pa mua, sidomos në fitoren me Lecesterin. Më duhet të punoj fort dhe të përpiqem shumë për që të kthehem në formën e duhur dhe të shfrytëzoj mundësinë që do të më jepet”, ka thënë Rooney.

“Skuadra po luan ndryshe pa mua, dhe unë di t’i marr përgjegjësitë. Kam një karrierë të gjatë dhe e kuptoj gjithçka çka ndodh”.

“Duhet të punojmë shumë si skuadër për të fituar në çdo ndeshje. Unë e pranoj stolin, mjafton që skuadra të fitojë. Unë do të luftoj për vendin tim dhe për t’u kthyer në formën time më të mirë”, ka deklaruar Rooney.

Pin It