Mourinho mes FIFA-s dhe kombëtares së Indonezisë

José Mourinho said despite the win over Sporting, Chelsea are not yet in a comfortable position

Gianni Infantino kërkon që të bëjë portugezin Jose Mourinho pjesë të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Sipas Daily Mail, Presidenti i qeverisë së futbollit Botëror në Kongresin që do të mbahet këtë javë në Meksikë, do të bëjë të ditur formimin e një skuadre ndihmësish, ku tekniku portugez është i përfshirë në të.

Ky ekip do të përbehet nga 200 legjenda të futbollit botëror, opinioni i të cilëve do të merret parasysh nga FIFA në marrjet e vendimeve të saj. Por jo vetëm kaq, kjo superskuadër do të zhvillojë ndeshje miqësore si dhe aktivitete bamirësie në emër të këtij institucioni.

Në muajin shkurt, Mourinho e mbështeti hapur kandidaturën e Infantinos në zgjedhjet e FIFA gjatë një aktiviteti në Wembley, ku të pranishëm ishin edhe personalitete të tjerë të futbollit si Mijatoviç, Capello, Hierro, Figo apo Roberto Carlos.

Në fakt, këtë mesjave, Murinjo do të drejtojë skuadrën e legjendave te FIFA në një miqësore me yjet e futbollit meksikan që do të zhvillohet në stadiumin Azteca. Nën urdhrat e portugezit do të jenë ish futbollistë të tillë si Puyol, Eto’o, Cannavaro, Seedorf apo Luis Figo.

Ndërkohë një lajm tjetër që ka përfshirë emrin e portugezit vjen nga Indonezia, ku ministri i Sportit është shprehur se janë gati t’i japin 16 mln euro në sezon për të drejtuar ekipin kombëtar.

Pin It