Mësoni 6 gjërat që shkarkojnë baterinë e telefonit pa e kuptuar

Të gjithë i përdorim telefonat, sëfundmi edhe ata smart, të cilët na i lehtësojnë komunikimin por ka një problem me baterinë e cila bie shumë shpejt. Në harxhimin e shpejtë të baterisë së telefonin ndikojnë disa aplikacione që thithin gjithë energjinë e telefonit. Më poshtë po ju sjellim disa  ndikues në shkarkimin e baterisë së telefonit janë:

  1. Ndriçimi i ekranit shumë i lartë

Sa më shumë dritë emeton telefoni, aq më shumë i merr jetë baterisë. Ulë ndriçimin te settings ose aktivizo “Auto-Brightness” nëse telefoni ka të tillë. Ajo do ta rregullojë ndriçimin e telefonit automatikisht në varësi të mjedisit.

  1. Aplikacionet e zgjedhura

Mund të mos e kuptosh, por disa aplikacione e harxhojnë baterinë më shpejt sesa të tjerat. Shko te përdorimi i baterisë, battery usage settings, për të gjetur cilët janë fajtorët më të mëdhenj dhe mbylli ato që nuk i përdorni.

  1. E mbanë telefonin me dridhje

Sado e pabesueshme të duket, nëse telefoni dridhet për çdo mesazh, thirrje, ose njoftim, harxhon shumë më tepër bateri sesa kur është pa zë ose me zë. Fike dridhjen nëse do t’i zgjasësh jetën baterisë.

  1. Nuk e fik Wi Fi-në

Të gjithë harrojnë ta fikin WiFi-në, por çdo sekondë që ai është i ndezur, telefoni kërkon në mënyrë konstante një rrjet të kapshëm të WiFi-së. Kjo e harxhon baterinë shumë shpejt, kështu që kujtohu ta fikësh ose përdor një aplikacion “If This Then That” për ta ndezur dhe fikur Wi Fi-në automatikisht kur hyn në vende të caktuara (shtëpi, punë, barin e kafes së mëngjesit).

  1. Nuk përdor airplane mode

Nëse nuk do ta përdorësh telefonin për ca kohë… ke një provim, ke një mbledhje, ose do shkosh diku ku nuk ka sinjal, kaloje telefonin në airplane mode që fikë gjithë llogaritë, gjithë aplikacionet kështu që bateria do rrijë në atë nivel që ishte para se të ndizje airplane mode.

6. Nuk i bënë kurrë update telefonit

Një update i plotë mund të harxhojë baterinë në kohë të shkurtër, por kjo nuk mund të jetë arsye për ta anashkaluar. Shpesh update-imet përfshijnë rregullime të problemeve që mund të harxhojnë baterinë, kështu që të intereson të jesh gjithmonë me një telefon up to date.

Pin It