Vëzhgimi i shpendëve, një turizëm në zhvillim në Parkun e Divjakës

div1-4-800x500-690x450

Parku Kombëtar i Divjakës po kthehet në një destinacion shumë të vizituar nga turistët e vëzhgimit të natyrës dhe shpendëve endemikë. Vizitorë vendas dhe të huaj çdo javë vizitojnë parkun e populluar nga lloje endemike speciesh.

Pelikani Kaçurrel është i preferuari i vizitorëve, por jo i vetmi. Mjelmat, flamingot, buajtëe e zinj e shpendë të tjera në rrezik zhdukjeje jetojnë në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Divjakës.

Fauna e pasur e kësaj zone, veçanërisht Pelikani Kaçurrel që ishte në rrezik zhdukjeje në fillim të viteve ’90, po tërheq edhe vëmendjen e medias botërore.

Vëzhgimi i shpendëve të rrallë po kthehet dita-ditës në një aktivitet të preferuar nga vizitorët, të cilët dikur zgjidhnin të pushonin në bregdetin e Divjakës, të shëtisnin në pyllin me pisha dhe të shijonin peshkun e ngjalat e Karavastasë.

Kësisoj turizmi i vëshgimit të botës së gjallë dhe shpendëve të egër premton në kthehet në një lloj të veçantë turizmi në vitet në vijim edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

div5-4-800x598-690x450

Pin It